• Σάβ, 15/12/2018 - 19:00
Solidaritet ndaj studentëve të Ballkanit
Solidaritet ndaj studentëve të Ballkanit
 
 
Mijëra studentë të universiteteve publike shqiptare kanë dale në rrugët e kryeqytetit që nga data 3 dhjetor, duke shkaktuar protesten më te madhe studentore që ka parë ndonjëherë historia moderne e vëndit fqinj pas protestave masive të studentëve në dhjetor të vitit 1990 që hodhën "regjimin e Enver Hoxhës." Studentët tashmë mblidhen çdo mëngjes tek universitetet e tyre dhe pastaj marshojnë para Ministrise së Arsimit dhe Kryeministrisec, së bashku me protestues të tjerë që janë prekur nga politikat e “qeverisë Rama” në vitet e fundit duke dhënë shembullin e demokracisë të drejtpërdrejtë kundër masave shtrënguese te pushtetit shtetëror. Në të njëjtën kohë studentët kërkojnë nga kryeministri Rama të zbatoje sa më shpejt tetë kërkesat e tyre pa hyrë në dialog me të. Kërkesat studentore kanë të bëjnë me : 1)Rritjen e buxhetit me 5 % e GDP me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës, Universitet/konvikt. 2-Transparencën e buxhetin nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe IAL-ve, publikimi i të gjitha shpenzimeve online. 3-Rritjen nga 10 % në 50 % e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan, rektor dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik. 4-Rishikimin e titujve akademikë dhe verifikimin r plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore. 5-Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet e Studentëve, Ligji i Arsimit të lartë, pika 2 kërkojnë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga MASR dhe IAL-të si dhe të shtohen një përfaqësues në këtë bord nga studentët. 6- Pajisjen e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019 (të ndiqen nga bashkitë përkatëse). 7-Ndërtimin e një biblioteke me standarde Europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe. 8-Vlerësimin e perfomancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor te pedagogëvë. Ringjallja e lëvizjes studentore shqiptare pas gati tre dekadash ka lindur shpresën serisht në të gjithë shoqërinë shqiptare dhe ka shkaketuar panikun e qeverisë, pasi mijëra studentë dolën në rruge për të protestuar. Qytetarët e mashtruar prej vitesh që vuajnë nga politika shtypëse tashmë shikojnë shpresën vetëm tek lëvizja studentore. Me rastin e protestave masivë të studentëve shqiptarë, ANTARSYA pershëndet të gjithë studentët që dolën në rrugë masivisht per realizimin e kërkesave të tyre të drejta që kanë të bëjnë me të gjithë popullin. Ne e dimë shumë mirë se problemet e të rinjve dhe të punëtorëve janë të njëjta si në Greqi ashtu dhe në Shqipëri. Jemi kundër atyre që përpiqen të kultivojne urrejtjen dhe nacionalizmin mes dy popujve fqinj. Armiku është i përbashkët në të dy vëndet dhe shfaqet përmes politikave shtrënguese dhe gjakderdhjes së popullit. Madje duhët theksuar se të gjitha politikat e zbatuara nga qeveritë deri më sot janë vetëm për të mbrojtur interesat e kapitalit. Ne qëndrojmë në krahun e studentëve dhe popullit të Shqipërisë. Denoncojmë edhe një herë të gjitha ato mediat dhe forcat politike që për javë të tëra janë përpjekur të paraqisin si një "hero" Konstantin Kaçifan, duke fshehur "lajmin" për protestat studentore kundër qeverisë së Ramës. Ne do të shtypim helmin nacionalist dhe fashist, si me luftërat ashtu dhe me shqetësimet e përbashkëta të lëvizjeve të Ballkanit. ANTARSYA (Bashkëpunimi Antikapitalist i majtë për Përmbysjen)
Tags: